Këto janë dy ndeshjet e Superligës që do të luhen sot

Sport October 02, 2017 - 14:06

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli do ta presë Dritën.

Ndërkaq, Gjilani llogarit në fitore ndaj Flamurtarin, në ndeshjen tjetër që luhet sot.

Të dyja takimet fillojnë në orën 15:00.

Dje janë luajtur katër ndeshje tjera të kësaj xhiroje dhe janë arritur këto rezultate: Llapi – Prishtina 3:0, Vëllaznimi – Trepça ’89 0:0, Besa – Drenica 0:2 e Vllaznia – Liria 0:0. /Zëri/