Agjenda: Ja kur grumbullohet Përfaqësuesja e Kosovës dhe ku do të stërtivet ajo!

Sport October 02, 2017 - 12:22

Grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës do të fillojë sot, shkruan zeri.info.

Ndërkaq përzgjedhësi Albert Bunjaki pritet ta zbulojë nesër listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet me Ukrainën dhe Islandën në konferencën për shtyp, që do ta mbajë nga ora 11:00.

E pasditen e së martës, respektivisht nga ora 17:00, Kosova do ta zhvillojë stërvitjen e parë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Verdhekaltrit do të stërvitin edhe të mërkurën paradite në të njëjtin stadium, ndërsa të enjten do të ushtrojnë në stadiumin “Loro Boriçi” një ditë para lojës me ukrainasit.

Kosovarët do të stërviten edhe të shtunën paradite në Shkodër, kurse më pas në Islandë e zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para duelit të së hënës mbrëma me islandezët, kur edhe do të mbyllet eksperienca e Kosovës në këto eliminatore. /Zëri/