Kosovës i mungon ky yll, e kthen një futbollist të njohur

Sport October 02, 2017 - 12:21

Mungesave të shumta të Kosovës mund t’ua shohë hairin Flamur Kastrati, i cili pritet të ftohet nga selektori Albert Bunjaki për dy ndeshjet e fundit eliminatore, ndaj Ukrainës dhe Islandës.

Futbollisti ofanziv nuk luan për Kosovën qe një kohë të gjatë, ndërsa ky duket se është momenti i tij, shkruan sot gazeta Zëri.

25-vjeçari e ka rikthyer formën dhe për momentin luan në ekipin Sandefjord.

Ai ka luajtur edhe me grupmoshat e reja të Kosovës. /Zëri/