Kosova do pikë ndaj Ukrainës e Islandës

Sport October 02, 2017 - 12:18

Përkundër mungesave, Bunjakit nuk i është shuar asnjëherë etja për të nxjerrë pikë në dy ndeshjet e fundit eliminatore për t’u larguar nga Përfaqësuesja së paku me një fitore, të cilën e ëndërrojnë të gjithë në Kosovë, shkruan sot gazeta Zëri.

Megjithatë, ai është i vetëdijshëm me vështirësinë për ta arritur këtë gjë, mbi të gjitha për faktin se të dy kundërshtarëve, Ukrainës dhe Islandës, u nevojiten pikët sikur “buka”, pasi këto pikë edhe mund t’i dërgojnë ato në Botërorin e Rusisë.

“Unë e kam pasur gjithmonë dëshirën dhe e kam atë të njëjtë, që t’ia sjell një fitore Kosovës, edhe pse jeni të vetëdijshëm të gjithë me vështirësitë me të cilat po përballemi vazhdimisht. E di se sa ka peshë një fitore, të cilën po e presin të gjithë. Ky është futboll dhe nuk i dihet kurrë”, shprehet Bunjaki.

“Do të mundohemi të befasojmë, ta marrin ndonjë pikë në këto dy ndeshje. Në lojën e parë me Ukrainën do të mundohemi të luajmë, ndërsa me Islandën do të jetë mjaft e vështirë, duke e përfshirë udhëtimin, klimën, etj”, nënvizoi ai. /Zëri/