Me e lehtë ta mbrosh titullin në Serie A

Sport October 02, 2017 - 11:56

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte thotë se është më lehtë që ta mbrosh titullin e ligës në Seria A se sa në Premierligë, transmeton zeri.info

Ish-trajneri i Juventusit dhe përfaqësueses italiane fitoi ligën angleze në edicionin e tij të parë në “Stamford Bridge”.

Kurse, momentalisht pas shtatë javëve të para në këtë edicion gjendet në pozitën e katërt me 6 pikë larg kreut të tabelës.

“Ne fituam titullin me Juventusin dhe prisja një garë të fortë nga Milani, por ata shitën Zlatan Ibrahimovicin dhe Thiago Silvan te Paris Saint-Germaini, kështu që u dobësua. Nuk ishte më e thjeshtë në herën e dytë, por ishte më  lehtë. Këtu, që prej edicionit të kaluar në këtë edicion, ka skuadra të madhe të cilat tani janë edhe më të mëdha”, tha Conte./Zëri