Tragjedi nëse Italia nuk shkon në Botëror

Sport October 02, 2017 - 11:40

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Italisë, Giovanni Malago thotë se do të ishte një tragjedi për sportin nëse përfaqësuesja italiane e futbollit nuk kualifikohet në Botërorin e vitit të ardhshëm, transmeton zeri.info

Italianët duhet të luajnë në ndeshjen e barazhit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës sepse Spanja udhëheq në grupin G, në të cilin bën pjesë edhe kombëtarja e Shqipërisë.

“Do të lija apokalipsin e botës për ata që flasin për gjëra më të rëndësishme, por do të ishte një tragjedi për sportin”, tha Malago për mundësinë e kualifikimit të Italisë në Botëror.

“Kemi mbetur jashtë Kupës së Botës vetëm në Suedi. Matematikat tregojnë se ne do të luajmë në ndeshjet e barazhit dhe gjithashtu do të kemi një kundërshtar të lehtë”, shtoi ai./Zëri