Operohet Rafinha

Sport October 02, 2017 - 11:26

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha i është nënshtruar një operacioni në gju dhe do të mungoj rreth dy muaj, transmeton zeri.info

Klubi katalunas e ka konfirmuar operacionin dhe ka njoftuar se mesfushori nuk pritet të kthehet deri në muajin nëntor.

24-vjeçari ende nuk ka luajtur këtë edicion për Barcelonën dhe klubi ka njoftuar se operacioni i brazilianit ka qenë i suksesshëm./Zëri