Mirabelli mbron Montellan

Sport October 02, 2017 - 11:01

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli thotë se klubi ka besim te trajneri Vincenzo Montella, pavarësisht humbjes 2-0 ndaj Romës të dielën, transmeton zeri.info

Edin Dzeko dhe Alessandro Florenzi shënuan për fitoren e romakëve në “San Siro”.

“Humbja dhemb gjithmonë, por sidomos pas një ndeshje të tillë. Ne luajtëm ndaj një skuadre të madhe dhe për 70 minuta u mbyllën prapa. Milani luajti si i barabartë, disa herë edhe superior ndaj Romës, ne thjesht nuk kishim edhe aq fat që të shënonim. Goli i Dzekos ndërroi balancat në ndeshje dhe na zuri në befasi. Nuk arsye për të kritikuar djemtë apo askënd”, deklaroi Mirabelli.

“Ne jemi vetëm në xhiron e shtatë, kemi një skuadër të re dhe asnjë trajner nuk e ka shkopin magjik. Nuk mund të merrni rezultate të menjëhershme. Kemi një grup lojtarësh të cilët duhet të bëhen skuadër, kështu që deri më tani, Montella është duke punuar mirë”, shtoi ai./Zëri