Klopp: Ende jemi në garë për titullin

Sport October 02, 2017 - 10:41

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se skuadra e tij ende është në garë për titullin e ligës angleze, transmeton zeri.info

“Të kuqtë” kanë fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit në Premierligë, por strategu gjerman mendon se gjigandi anglez mund të ngushtojë hapësirën me liderët e tabelës.

Liverpooli nuk arriti të marr më shumë se një barazim 1-1 ndaj Newcastle të dielën dhe tani janë shtatë pikë prapa Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit që kryesojnë tabelën.

“Me të vërtetë mendoj se duket që nuk jemi edhe aq larg nga sfida e vërtetë. Nëse bëjmë atë që dimë ta bëjmë më së miri atëherë ne mund të shënojmë më shumë gola, do të fitojmë më shumë ndeshje, nuk do të kemi nevojë që të mendojmë për skuadrat e tjera dhe do të ngushtojmë hapësirën”, deklaroi Klopp./Zëri