Barça – Las Palmas, nuk duhej të luhej

Sport October 02, 2017 - 10:30

Pep Guardiola është ndjerë i zhgënjyer që Barcelona luajti pa tifozë në ndeshjen ndaj Las Palmasit të dielën, transmeton zeri.info

Ndeshja u luajt pa tifozë për shkak të dhunës që kaploi qytetin nga referendumi për pavarësi.

Trajneri i Manchester Cityt kalo 17 vite si lojtarë te Barcelona, kurse kishte drejtuar klubin edhe në vitet 2008-2012.

Guardiola gjithashtu kishte luajtur 7 ndeshje për Katoloninë dhe shpeshherë ka përsëritur të drejtën e këtij regjioni për t’u pavarësuar nga Spanja.

Referendumi i së dielës ishte karakterizuar me dhunë të shfrenuar nga policia në drejtim të protestuesve pro-pavarësisë dhe gjithashtu ishin lënduar mbi 700 persona.

Çuditërisht, Barelona luajti në ndeshjen e La Ligës kundër Las Palmasit në “Cam Noun” e zbrazët.

Guardiola thotë se kjo ndeshje nuk duhej zhvilluar.

“Ndeshja mes Barçës dhe Las Palmasit? Nuk do të luaja fare. Nëse vendosni që të luani ndeshjen duhet të luhet me publik dhe duke marrë përsipër të gjitha pasojat”, u shpreh Guardiola./Zëri