Pique kërcënon me largim nga Kombëtarja spanjolle

Sport October 01, 2017 - 20:33

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është i gatshëm që të largohet nga Kombëtarja e Spanjës

Gerard Pique sot ka votuar në referendumin e Katalonisë për shkëputje nga Spanja dhe kjo ka bërë që ai të kritikohet nga të gjithë në Spanjë.

Ai çdo herë ka thënë se është një nder për të që luan për Spanjën, por pas kritikave të fundit, ka thënë se është i gatshëm të largohet para Kupës së Botës të vitit 2018.

“Nëse trajneri ose dikush në federatë mendon se unë jam një problem në Kombëtare, atëherë do të largohem para vitit 2018”, ka thënë Pique pas ndeshjes me Las Palmas. /Express/

Image