Roma triumfon në 'San Siro'

Sport October 01, 2017 - 19:54

Roma ka shënuar fitore 2-0 ndaj Milanit në derbin e javës së shtatë të ligës italiane, transmeton zeri.info

Roma u tregua më e fortë se Milani duke e mposhtur këtë të fundit në shtëpinë e tij.

Edin Dzeko (72’) dhe Radja Nainggolan (77’) ishin heronjtë e romakëve në këtë takim.

Me këtë fitore Roma grumbullon 15 pikë nga gjashtë ndeshje të luajtura, kurse Milani numëron 12 nga shtatë takime.