E RRALLË: Tifozi i 'flaktë' kosovar ia lë të birit emrin Arsenal! (FOTO)

Sport October 01, 2017 - 18:18

Kosova është shtëpi e një numri të madh të tifozëve të Arsenalit, derisa ata vazhdojnë ta shfaqin dashurinë e tyre për klubin në mënyra të ndryshme dhe aspak të zakonta.

Një tifoz nga Kosova ka zbuluar se djalit të tij të porsalindur ia ka lënë emrin Arsenal, tre vjet pasi edhe vajzën e tij e kishte emëruar, për nder të klubit nga Londra Veriore, Arsena.

Astrit Dervishaj ka folur për “Goal.com”, raporton zeri.info, duke treguar se arsyeja se përse vendosi t’i quante fëmijët e tij Arsenal dhe Arsena është dashuria e madhe që ka për “Gunners”.

Image

Dervishaj është tifoz i Arsenalit qe 20 vjet dhe thotë se bashkëshortja e tij, Albulena, nuk ka kundërshtuar rreth idesë për t’i emëruar fëmijët e tyre me emrat që lidhen me klubin anglez.

Çifti tashmë e gëzon vajzën e tyre të quajtur Arsena, që është trevjeçare, versioni femëror në shqip i emrit Arsenal, ndërsa për momentin nuk kanë plan të bëjnë më shumë fëmijë.

Edhe pse Astriti thotë se nëse u lind edhe ndonjë fëmijë përsëri do të lidhet me emrin e klubit të tij të zemrës. /Zëri/