Kështu u mbyllën katër ndeshjet e sotme të Superligës

Sport October 01, 2017 - 16:56

Janë mbyllur tashmë katër ndeshjet e sotme të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Pa dyshim, në ditën e sotme janë arritur disa rezultate befasuese.

Llapi e ka mundur Prishtinën me rezultat të thellë, 3:0 falë golave të Begollit, Namanit dhe Bërbatovcit.

Ndeshjet ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës ’89, si dhe Vllaznisë me Lirinë, nuk kanë sjellë fitues, duke përfunduar baras, 0:0.

Kurse, Drenica e ka befasuar Besën duke e mundur në Pejë me rezultat 2:0 falë golave të Visar Berishës dhe Enis Zabërgjës. /Zëri/