Vjen reagimi zyrtar i Barcelonës, japin një njoftim të rëndësishëm

Sport October 01, 2017 - 16:32

Ndeshja mes Barcelonës dhe Las Palmas e vlefshme për xhiron e shtatë të La Ligas, do të luhet me dyer të mbyllura.

Këtë e ka konfirmuar klubi katalan përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.

Kujtojmë se sot rrugët e Katalonisë janë përgjakur në referendumin për pavarësi të organizuar nga kjo krahinë.

Skuadra e Barcelonës në reagim dënon ashpër dhunën e përdoruar, e po ashtu njofton se është vendosur që ndeshja ndaj Las Palmas të luhet pa praninë e tifozëve, pasi La Liga ka refuzuar shtyrjen e saj për një datë tjetër.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Las Palmas, fillon nga ora 16:15./Lajmi.net/