Lojtarët e Barcelonës nuk duan t’i humbasin tri pikë, ndeshja do të luhet pa shikues

Sport October 01, 2017 - 15:41

Lojtarët e Barcelonës kanë arritur në “Camp Nou” dhe duan që ndeshja të zhvillohet pasi në të kundërtën do t’i humbasin tri pikë.

Mediat spanjolle raportojnë se lojtarët i ka thënë numrit një të Barcelonës, Josep Bartomeu, se do të luajnë ndeshjen që të mos i humbasin tri pikë. Raportohet se sfida do të luhet pa tifozë për shkak të sigurisë dhe mund të shtyhet për pak orë.

Fillimisht zyrtarët e klubit vendosën se nuk mund të garantojnë siguri në një ndeshje në kohën kur policia spanjolle po qëllon me plumba gome ndaj protestuesve nëpër rrugët e Katalonisë.

Në “Nou Camp” pritet të zhvillohet përballja me Las Palmas, por derisa rajoni është duke votuar në referendumin e cilësuar si ilegal nga qeveria qendrore në Madrid, skena trazuese kanë ndodhur nëpër rrugët e kryeqytetit katalanas, Barcelonë.

Zyrtarët e Barçës u takuan në ora 12.30 për të vendosur në lidhje me ndeshjen, dhe deshën ta shtyjnë mirëpo La Liga tentoi t’i detyronte ata të luanin lojën megjithatë, në të kundërtën do t’i humbasin tri pikë.

Por, këtë nuk e duan lojtarët që tashmë ndodhen në “Camp Nou” dhe duan që ndeshja të zhvillohet, transmeton Express.