Fassone flet për financat e Milanit

Sport October 01, 2017 - 15:38

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marco Fassone ka diskutuar planet e klubit për “fair-play” financiar dhe thotë se mungesa në Ligën e Kampionëve nuk do të ishte fundi i botës, transmeton zeri.info

“Në vitet e para të FFP-së (‘fair-play’ financiar) nuk kishte mundësi për të nënshkruar një marrëveshje vullnetare dhe ka pasur një rishikim të parametrave të UEFA-s. Të gjitha normat janë krijuar dhe janë adaptuar në rrethanat reale. Ne do të jemi klubi i parë që do të nënshkruajmë marrëveshje vullnetare. Ne u takuam me komisionin në maj vetëm 20 ditë pas marrjes së klubit dhe konsideruam për mundësinë e shtyrjes së prezantimit pas gjashtë muajve në mënyrë që të jetë më e besueshme”, deklaroi Fassone.

“Ne kemi një takim me komisionin e FFP-së në nëntor ku do të prezantojmë planin tonë për vitet e ardhshme”, shtoi ai./Zëri