Conte largohet nga Chelsea?

Sport October 01, 2017 - 15:07

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është i gatshëm që të largohet nga klubi londinez në fund të edicionit, raporton gazeta “The Times”.

Gazeta angleze raporton se disa burime të afërta me Conte kanë thënë se ish-trajneri i Juventusit tashmë ka dhënë sinjalet e tij të para për largimin nga Chelsea dhe se është duke ftuar klubet italiane që të bëjnë oferta për shërbimet e tij, transmeton zeri.info

Conte fitoi Premierligën në edicionin e tij të parë në Angli, por ai është i dëshpëruar me mungesën e transferimeve gjatë afatit kalimtar veror.

Klubi londinez ka humbur disa objektiva kryesorë si puna e Romelu Lukakut i cili shkoi te Manchester United.

Conte gjithashtu është shprehur se skuadra e tij nuk ka futbollistë të mjaftueshëm për të garuar në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve gjatë këtij edicioni./Zëri