Kjo është klauzola e shkëputjes së kontratës së re të Susos

Sport September 26, 2017 - 16:10

Milani dhe Suso e kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022, raporton zeri.info.

Me kontratën e re mesfushorit ofanziv spanjoll të krahut të djathtë do t’i trefishohet rroga, pra nga një milion euro ai në kontratën e re do t’i marrë tre milionë sosh.

Ndër të tjera, “Rossoneri” e kanë vendosur edhe klauzolën e shkëputjes së kontratës së futbollistit, e cila vlerësohet nga 40 deri në 50 milionë euro dhe lidhet me dëshirën e lojtarit.

Interesimi për Suson nuk mungon, mbi të gjitha nga Spanja dhe Anglia, por duket se lojtari e ka ndërmend të qëndrojë në San Siro për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, Milani e ka nisur kontaktin me sulmuesin e ri, Patrick Cutrone, që ta vazhdojë kontratën edhe me të. Edhe atij do t’i shumëfishohet rroga pasi gjiganti italian e sheh si të ardhme të ndritshme. /Zëri/