Dy opsionet e Milanit

Sport September 26, 2017 - 16:06

Milani gjendet në krizë të rezultateve dhe kjo ka bërë që trajnerit Vincenzo Montella t’i dridhet karrigia, shkruan zeri.info.

“Rossoneri” humbën nga Udinese 2:0 në fundjavë dhe paraprakisht dy javë më parë kishin pësuar nga Lazio 4:0, kurse ndeshjet që i kanë fituar nuk kanë bindur sa duhet.

Dhe, kur dihet se gjiganti italian ka qenë më aktivi gjatë verës që shkoi me mbi 200 milionë shpenzime, këto rezultate dhe paraqitje janë të pafalshme.

Për këtë trajneri Montella mund të humbë “kokën” shumë shpejt.

Sipas medieve italiane, drejtuesit e Milanit janë duke e kërkuar pasardhësin e trajnerit aktual në San Siro, pasi synim i tyre është që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Dhe, alternativat më të përfolura janë ato të Antonio Contes dhe Carlo Ancelottit. I pari ka thënë se i mungon Italia dhe se mund të kthehet aty pas largimit nga Chelsea, derisa i dyti rrezikon shkarkimin te Bayern Munichu. /Zëri/