100 milionë euro për Griezmannin

Sport September 26, 2017 - 16:04

Antoine Griezmann është njëri prej futbollistëve më të kërkuar në botë, raporton zeri.info.

Sulmuesi francez i kaloi vitet e fundit duke treguar formë fantastike tek Atletico Madridi, por edhe në përfaqësuesen e Francës, prandaj këto paraqitje u kanë rënë në sy gjigantëve evropianë.

Mbi të gjitha, interesimin më të madh për Griezmanin qe një kohë e ka shfaqur Manchester Unitedi, i cili dështoi ta transferonte gjatë verës që shkoi.

Mirëpo, me rikthimin e Diego Costas në “Vincente Calderon”, sulmuesit francez mund t’i hapen dyert e largimit nga Madridi.

Dhe, sipas “ESPN”-së, “Djajtë e Kuq” do t’i kthehen furishëm përfaqësuesit francez, për të cilin i kanë bërë gati 100 milionë euro për ta transferuar atë në Premierligë.

Gjatë verës, Manchester United e transferoi sulmuesin belg, Romelu Lukakun. /Zëri/