Këta gjigantë evropianë e duan Cavanin

Sport September 26, 2017 - 16:03

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Edinson Cavanit në Francë, raporton zeri.info.

Sulmuesi uruguaian pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë verës së vitit 2018 ose gjatë janarit që vjen.

“El Matador” është përplasur me Neymarin, mbi të gjitha për një penallti dhe mediet e huaja shkruajnë se ish-futbollisti i Napolit i ka bërë valixhet gati dhe do të largohet nga parisienët.

Për këtë ai e ka zgjuar interesimin e klubeve të ndryshme të mëdha evropiane, duke e pasur parasysh se ai është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë.

Në Itali atë e duan Juventusi, Napoli dhe Milani, kurse në Spanjë Real Madridi e në Gjermani Bayern Munichu.

Ndërkohë, tabloidi britanik “Daily Mail” shkruan se në Premierligë po e vëzhgojnë me kujdes situatën Chelsea e Evertoni. /Zëri/