Liverpooli e merr këtë vendim për Coutinhon

Sport September 26, 2017 - 14:38

Barcelona nuk arriti ta transferonte Philippe Coutinhon gjatë afatit kalimtar të verës, por kjo nuk nënkupton se gjiganti katalunas është dorëzuar për përfaqësuesin brazilian.

Madje, e përditshmja spanjolle, “Sport”, raporton zeri.info, bën të ditur se skuadra nga Camp Nou do ta bëjë një ofertë të re për sulmuesin brazilian gjatë janarit dhe shpreson se Liverpooli do të jetë i hapur për të negociuar.

“Reds” i refuzuan të gjitha ofertat që i erdhën nga Barça për yllin e tyre gjatë verës, duke bërë të ditur se Coutinho nuk ishte në shitje.

Sidoqoftë, Barça ka vazhduar të punojë në këtë drejtim, duke e pasur parasysh se ish-futbollisti i Interit dhe Espanyolit ende dëshiron të transferohet në Camp Nou.

Përfaqësuesit e Coutinhos janë takuar me drejtuesit e Liverpoolit, të cilëve iu kanë këshilluar t’i dëgjojnë ofertat e reja të Barçës. /Zëri/