Luan Krasniqi me fjalë të mëdha për mikeshën e Kosovës, Angela Merkel

Sport September 25, 2017 - 16:35

Njëri prej boksierëve më të mëdhenj shqiptarë, Luan Krasniqi, ka dhënë fjalë të mëdha për mikeshën e Kosovës, Angela Merkel, e cila dje i fitoi zgjedhjet në Gjermani, shkruan zeri.info.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Krasniqit në rrjetet sociale për Merkel, së cilës ia ka uruar fitoren, derisa ai ishte takuar me të disa ditë më parë.

“Ishte kënaqësi e veçantë, që mbrëmë, në cilësinë e mysafirit, të jam i pranishëm në shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani përkatësisht në selinë e CDU, parti kjo e cila doli fituese dhe, nga votuesit, u autorizua të formoj qeverinë e vendit që do të udhëhiqet, për herë të katërt, nga Bundeskancelarja Dr. Angela Merkel. Dr. Merkel dhe mikun tim Kauder e të tjerët, i përgëzova për fitoren i bindur se edhe më tej, si edhe deri më tash, Gjermania mike e qeverisur nga CDU dhe partnerët e saj, do të jenë në mbështetje të avancimit të proceseve për të mirën e njerëzve”, shkruan Krasniqi. /Zëri/