ZYRTARE: Ky televizion do t'i transmetojë ndeshjet e Superligës në dy sezonet e ardhshme!

Sport September 25, 2017 - 15:54

Tashmë është zyrtare: Sot është vendosur për transmetimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll për dy sezonet e ardhshem, shkruan zeri.info.

Këtë privilegj, do ta ketë platforma televizive dixhitale “DigitAlb” edhe në dy sezonet e ardhshme, atë 2018/2019 e 2019/2020.

Lajmin e ka bërë të hënën të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, pas mbledhjes së Komisionit të FFK-së, në përbërje prej Agim Ademi (kryetar), Arianit Ahmetit dhe Diturie Hoxhës (anëtar).

Ky komision konstatoi se “DigitAlb” e ka bërë ofertën më të mirë, prej 550 mijë eurosh në total, prandaj edhe ia besoi të drejtat televizive të elitës së futbollit kosovar në dy sezonet e ardhshme, shkruan zeri.info.

Ndërkaq, kompania konkurrente e saj, “Artmotion” SHPK nga Prishtina, e ka bërë ofertën më të ulët, respektivisht 314 mijë euro, një shumë kjo jo-bindëse për FFK-në.

Komisioni i ka falënderuar kompanitë pjesëmarrëse, ndërsa e ka përgëzuar “DigitAlbin” për ofertën e kënaqshme.

Ky i fundit i transmeton rregullisht në televizion ndeshjet e Superligës në vitet e fundit.

Nga të drejtat televizive, të gjitha klubet përfitojnë shuma të njëjta parash, edhe pse FC Prishtina vazhdimisht ka kërkuar që të bëhet kategorizimi i klubeve në këtë aspekt. /Zëri/

Image