Simeone: Kemi përfituar nga dënimi për transferime

Sport September 25, 2017 - 15:51

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone thotë se ekipi i tij ka përfituar nga dënimi për të mos bërë transferime gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton zeri.info

Simeone thotë se ky dënim e ka lejuar klubin që të fokusohet në zhvillimin e yjeve momental të ekipit.

Atletico Madridi kishte thyer rregullat me transferimin e lojtarëve të huaj nën moshën 18-vjeçare dhe FIFA kishe vendosur ta dënoj klubin madrilen për afatet kalimtare të vitit 2017.

“Kemi kthyer një situatë negative në pozitive. Pamundësia për të mos transferuar ka bërë që ne të fokusohemi për të zhvilluar edhe më shumë lojtarët tanë”, deklaroi Simeone./Zëri