Klopp: Po vuajmë në mbrojtje

Sport September 25, 2017 - 13:27

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pranon se vështirësitë e ekipit të tij në mbrojtje kanë qenë mjaft të rënda për të, transmeton zeri.info

Gjigandi anglez ka pranuar 11 gola në gjashtë ndeshjet e parë të ligës angleze, kurse ka shënuar 12.

Liverpooli ishte shumë afër që të shtonte një barazim të radhës në ndeshjen ndaj Leicester Cityt të cilën e fituan 3-2, por portieri Simon Mingnolet mbrojti penaltinë e Jamie Vardyt, 20 minuta para fundit të takimit.

Klopp pranon se mbrojtja e ekipit të tij nuk është solide.

“Është shumë e qartë se pranojmë shumë gola, s’ka dyshim. Kjo është e vështirë për mua. Jam një trajner i mirë në mbrojtje, por siç shihet kjo nuk ka shkuar edhe aq mirë për mua deri më tani”, deklaroi strategu gjerman./Zëri