Sonte zhvillohet derbi i shqiptarëve në La Liga, ja çka i thonë njëri-tjetrit!

Sport September 25, 2017 - 13:00

Me qindra urime nga miq dhe shokë për supergolin ndaj Sociedadit ka marrë futbollisti i Levantes, Enis Bardhi, ndërsa nuk ka munguar as urimi që i kishte ardhur nga Riza Durmishi, futbollisti shqiptar me origjinë nga Tetova, që luan me Betisin në La Liga, shkruan gazeta “Lajm”.

Mbrojtësi Durmishi ia ka uruar golin Bardhit në Instagram, ku i ka shkruar: “Bravo vlla, do të shihemi kësmet”. Kurse Enis Bardhi ia ka kthyer:”Po vllai kësmet”. Kaq ka zgjatur komunikimi mes tyre.

Image

Futbollistët në fjalë do të kenë një përballje mes vete të hënën (sot) kur në Sevilla, Betisi e prêt Levanten, në ndeshjen që do të përmbyllë javën e gjashtë në Primera Division, e cila do të filloj prej orës 21:00. Sipas medieve spanjolle të dy lojtarët do të jenë titullarë te ekipet e tyre.

Në renditjen tabelore, Levante është e gjashta me 10 pikë, ndërsa Betisi i nënti me një pikë më pak.

Image