Duhet të bëjmë më shumë

Sport September 25, 2017 - 12:52

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti është i kënaqur me fitoren minimale 1-0 ndaj Genoas, por thotë se ekipi i tij duhet të bëj më shumë, transmeton zeri.info

Danilo D’Ambrosio ia siguroi fitoren Interit në minutën e 87-të dhe e konsolidoi ekipin i tij në vendin e tretë në tabelë.  

“Ata ishin shumë të mirë në bllokime dhe në daljet përpare. Ata na detyruan që të fitojmë nga një goditje standarde, por këto situata tregojnë se jemi një skuadër intensive dhe jam i lumtur me këtë. Ne besuam, por duhet të bëjmë më shumë në pjesën finalizuese. Kemi nevojë për më shumë kualitete individuale”, deklaroi Spalletti.

“Perisic dhe Candreva dinë se si të driblojnë, por ne mund të bëjmë edhe më mirë dhe të lëvizim topi më shpejtë”, shtoi italiani./Zëri