Conte: Më mungon Italia

Sport September 25, 2017 - 12:42

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte pranon se i mungon Italia dhe se nuk do të qëndrojë te klubi londinez për një kohë të gjatë, transmeton zeri.info

Conte ishte lidhur me një kalim te Interi gjatë kësaj vere, pavarësisht se sapo kishte drejtuar Chelsean drejt fitimit të titullit anglez që në edicionin e tij të parë në Angli.

“Më mungon Italia, pa asnjë dyshim. Nuk planifikoj që të qëndroj jashtë vendit për një kohë të gjatë. Është e mirë që të kem eksperienca të bukura, por do të kthehem në Itali nj ditë”, deklaroi Conte.

“Kina? Padyshim që jo. Bundesliga? Është gjithmonë e vështirë që ta parashikosh të ardhmen. Le të themi se puna e trajnerit është e përkohshme. Përvoja është duke më ndihmuar shumë. Do të doja që në të ardhmen të bëhem drejtor sportiv”, shtoi ish-trajneri i përfaqësueses italiane./Zëri