E pabesueshme çfarë i ka kërkuar Bayerni UEFA-s për Neuerin

Sport September 24, 2017 - 23:03

Bayerni i ka kërkuar UEFA-s që ta zëvendësojë Neuerin me portierin Starke.

Portieri i parë i Bayern Munich, Manuel Neuer, do të mungojë deri në janar të vitit 2018, për shkak të problemeve me shputën e këmbës së majtë.

BILD raporton se duke parë se gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve të fazës së grupeve Bayerni do t’i zhvillojë pa Neuer, kanë vendosur ta rikthejnë nga pensionimi portierin, Tom Starke.

Kështu, Bayern ka kërkuar nga UEFA që ta fusë në listë Starke në vend të Neuer. BILD shkruan se klubi gjerman është në pritje të përgjigjes pozitive.

Bayerni beson se mund ta zëvendësojnë Neuerin me Starke pasi UEFA ka rregulla speciale për portierë.

Nëse portieri i parë apo i dytë mungon për së paku një muaj, atëherë mund të zëvendësohet. /Gazeta Express/

Image