Marca: Sfidat e mëdha të De Biasit te Alaves

Sport September 24, 2017 - 17:52

Gianni de Biasi është emëruar trajneri i Deportivo Alaves.

Trajneri që bëri historinë me Kombëtaren Shqiptare duke e dërguar në Kampionatin Evropian ‘Euro 2016’ në Francë, ditën e hënë do të prezantohet si trajner i Alavesit, shkruan lajmi.net.

Aventura e De Biasit te Alaves, nuk pritet të jetë aspak e lehtë.

De Biasi merr skuadrën e Alavesit në pozitën e fundit pas gjashtë xhirosh, me vetëm një gol të shënuar, dhe atë në ndeshjen e fundit në humbjen 1:2 ndaj Real Madridit.

Gazeta spanjolle ‘Marca’, i ka kushtuar një artikull De Biasit, dhe sfidat kryesore që e presin në bankinën e Alaves.

Sipas ‘Marca’, sfida kryesore do të jetë shënimi i golave nga skuadra, konsolidimi i mbrojtjes, përcaktimi i njëmbëdhjeteshës startuese, dhe sigurisht edhe kthimi i besimit të lojtarët.

Ndeshja e parë e De Biasit në La Liga do të jetë ajo e xhiros së ardhshme në udhëtim te Levante.