Drita po shndrit

Sport September 24, 2017 - 17:50

Drita ka filluar të shndrit. Skuadra gjilanase e ka regjistruar fitoren e tretë sezonale duke e mposhtur Vllazninë e Pozheranit, në ndeshjen e fundit të xhiros së gjashtë të Superligës, shkruan zeri.info.

Gjilanasit kanë fituar me rezultat të thellë, 4:0 falë golave të Fidan Gërbeshit nga penalltia në minutën e 56-të, pastaj të Xhevdet Shabanit në minutën e 63-të, Kastriot Rexhës (83’) e Përparim Livorekës (84’). /Zëri/