Shkëndija s’ka të ndalur, vjen fitorja e gjashtë

Sport September 24, 2017 - 17:39

Shkëndija nuk ka të ndalur, shkruan zeri.info.

Skuadra shqiptare e ka regjistruar sot fitoren e radhës në kampionatin maqedonas.

Kuqezinjtë e mposhtën ekipin FK Skopje me rezultat 2:1 në kryeqytet falë golave të Besart Ibraimit dhe Ferhan Hasanit.

Kurse, për shkupjanët golin e vetëm e shënoi Mishevski.

Shkëndija vazhdon të prijë në tabelë pas shtatë xhirosh të zhvilluara me 19 pikë, duke regjistruar 6 fitore e një barazim, pa humbje. /Zëri/