Kjo është ndeshja e vetme e Superligës që luhet sot

Sport September 24, 2017 - 14:43

Të premten dhe të shtunën janë zhvilluar pesë ndeshje të xhiros së gjashtë të Superligës, shkruan zeri.info.

Ndërkaq, sot do të luhet edhe ndeshja fundit e kësaj jave.

Bëhet fjalë për duelin në mes të Vllaznisë dhe Dritës, e cila do të zhvillohet në Gjilan, pasi skuadra nga Pozherani nuk ka stadium që i plotëson kriteret. /Zëri/