Ozil te United?

Sport September 24, 2017 - 13:57

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka vendosur që të largohet falas nga klubi londinez gjatë verës së ardhshme, për shkak se kontrata e tij skadon në qershor, transmeton zeri.info

Reprezentuesi gjerman është duke shpresuar për një transferim shokues drejt Manchester United. Kjo do të thoshte një ribashkim mes Ozil dhe ish-trajnerit të tij te Real Madridi, Jose Mourinho.

Situatë të njëjtë me Ozil ka edhe sulmuesi Alexis Sanchez, i cili gjithashtu ka vetëm edhe një vit kontratë me Arsenalin dhe mund të largohet në drejtim të Manchester Cityt.

Mourinho është një tifoz i madh i 28-vjeçarit dhe do t’i pëlqente një ribashkim me mesfushorin.

Kjo do të ishte një goditje e madhe për trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, i cili ende shpreson në rinovimin e Ozil./Zëri