Ronaldo pa gol në La Liga

Sport September 24, 2017 - 13:51

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar në dy ndeshjet e tij të La Liga ndaj Real Betisit dhe Alavesit, transmeton zeri.info

Reprezentuesi portugez kishte munguar në katër ndeshjet e para të kampionatit spanjoll për shkak të suspendimit. Ronaldo ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.

Tani pas 180 minutave lojë, Ronaldo nuk ka arritur të shënoj gol nga 20 goditjet e tij.

Në humbjen e së mërkurës 1-0 ndaj Real Betisit, portugezi goditi dymbëdhjetë herë në portën e kundërshtarëve, kurse të shtunën në fitoren 2-1 ndaj Alavesit provoi tetë herë, prej të cilave dy herë goditi shtyllën.

Ndërkohë, rivali i tij kryesor, Lionel Messi tashmë ka realizuar nëntë gola në kampionatin spanjoll./Zëri