Te Manchester City për shkak të Guardiolas

Sport September 24, 2017 - 13:28

Mbrojtësi i Manchester i Cityt, Benjamin Mendy thotë se iu bashkua klubit anglez për shkak të trajnerit Pep Guardiola, transmeton zeri.info

23-vjeçari u transferua te Manchester City gjatë kësaj vere për 52 milionë funte nga Monaco.

Reprezentuesi francez e ka filluar mjaft mirë edicionin e ri në ligën angleze dhe është i lumtur që e ka shansin për të punuar me ish-trajnerin e Barcelonës dhe Bayern Munichut.

“Doja që të shijoja futbollin jashtë vendit, të largohesha me kokën lartë dhe Guardiola luajti një rol të madh në vendimi tim”, deklaroi Mendy.

“Objektivi i këtij edicioni? Të fitoj dy apo tre tituj me Manchester Cityn. Ne kemi një prej projekteve më të mira në Evropë dhe duam të vazhdojmë që të shkruajmë historinë e klubit”, shtoi ai./Zëri