Iu dërguam mesazh skuadrave të Premierligës

Sport September 24, 2017 - 13:05

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata thotë se ekipi i tij tregoi se do të jetë në luftën për titullin e ligës angleze pas fitores 4-0 si mysafir ndaj Stoke Cityt, transmeton zeri.info

24-vjeçari realizoi “hat-trick” në këtë ndeshje, duke e çuar kështu në gjashtë numrin e tij të golave në kampionatin anglez.

Spanjolli shprehet i lumtur me formën e tij dhe falënderon tifozët e Chelseat.

“Ky është futbolli. Ndonjëherë topi nuk shkon në rrjetë sikurse ndaj Arsenalit dhe sot prej dy shanseve realizuam dy gola. Ne iu dërguam një mesazh të gjitha skuadrave të Premierligës. Cheslea është në luftën për titull dhe kjo është ajo që ne dëshirojmë”, tha Morata.

“Ky është një vend i vështirë për të luajtur, por ne fituam dhe tani mund të shikojmë para për ndeshjen e Ligës së Kampionëve”, shtoi ai./Zëri