Liverpooli mund të mposhtë këdo

Sport September 24, 2017 - 12:50

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane beson se skuadra e tij mund të mposhtë çdo skuadër në kampionatin anglez dhe shprehet se është i lumtur në “Anfield”, transmeton zeri.info

“Besoj se mund të mposhtim çdo skuadrën në Premierligë dhe sidomos në Evropë. Është shumë herët për të thënë që mund të fitojmë Ligën e Kampionëve për herë të gjashtë, por jemi këtu për të bërë më të mirën tonë dhe të fitojmë trofe për klubin”, deklaroi Mane.

“Dhe unë ende besoj se kemi një mbrojtje të mirë. Përgjegjësi duhet të marrë e gjithë skuadra sepse nëse shënojmë gola më shumë se sa kundërshtarët ne e fitojmë ndeshjen. Ne nuk probleme me mbrojtjen. Ne kemi kualitete të mëdha në skuadër, lojtarë të mëdhenj. Është një kënaqësi që të luaj krah tyre”, shtoi senegalezi./Zëri