Milani të qëndroj afër kreut

Sport September 24, 2017 - 12:34

Menaxheri i ekipit të Milanit, Christian Abbiati thotë se është vendimtare që gjigandi italian të qëndrojë sa më afër kreut të tabelës në këtë fillim të kampionatit.

“Është një rrugë e gjatë, por Juventusi dhe Napoli fituan dhe ne duhet të mbajmë afërsinë me kreun e tabelës. Skuadra ka shumë kualitete dhe me kaq shumë ndeshje brenda në sezoni është shumë normale që trajneri të bëj ndërrime. Është një mundësi që të gjithë futbollistët të kenë shanset e tyre”, deklaroi Abbiati.

“Ka pasur një ndërrim të sistemit të lojës dhe e vetmja ndeshje e keqe ishte ndaj Lazios, ndaj së cilës pësuam katër gola. Mbrojtja është e rëndësishme, por çelësi është që të shënojmë më shumë se kundërshtarët”, shtoi ish-reprezentuesi italian./Zëri