Liverpooli ka probleme në mbrojtje

Sport September 24, 2017 - 12:21

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand mendon se se qendërmbrojtësit e Liverpoolit nuk janë edhe aq të mirë për gjigandin anglez.

Ferdinand mendon se transferimi i mbrojtësit të Southamptonit, Virgil van Dijk do të kishte qenë një nënshkrim i shkëlqyeshëm.

Liverpooli kishte ndjekur Van Dijkun gjatë verës, por nuk ishte në gjendje të paguante çmimin e kërkuar nga Southamptoni.

“Mendoj se Virgil van Dijk do të kishte përmirësuar këtë skuadër. Ai do të ishte bërë qendërmbrojtësi kryesor i skuadrës dhe mendoj se së bashku me Matip do të kishin formuar një partneritet të mirë”, deklaroi Ferdinand.

“Mendoj se Lovren nuk është edhe aq i mirë, ai ka treguar disa herë që bën shumë gabime. Moreno nuk është i mirë në fazën defensive. Avancimi i tij në sulm është mjaft i mirë, por i kërkohet të bëj punën e tij në mbrojtje, ai nuk e kryen si duhet”, shtoi ai./Zëri