Llapi mposht Vëllaznimin, forcon kreun

Sport September 23, 2017 - 15:24

Llapi e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës

Skuadra e Llapit ka forcuan pozitën e parë në tabelë pas fitores ndaj Vëllaznimit me rezultat 2:0.

Golat për ekipin llapjan i kanë shënuar Mirlind Daku (13) dhe Hamdi Namani (55), shkruan Express.

Pas kësaj fitore, Llapi gjendet i pari në tabelë me 14 pikë të tubuara,  katër më shumë sesa Prishtina që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse, ekipi nga Gjakova mbetet në kuotën e tetë pikëve. 

Ndeshje interesante do të luhet nga ora 16:00 mes Gjilanit dhe Prishtinës.