Zyrtare: Dy futbollistë nga Irani e përforcojnë skuadrën kosovare

Sport September 22, 2017 - 16:28

Skuadra e Fushë Kosovës e ka marrë shumë seriozisht këtë edicion të Ligës së Parë dhe synon rikthimin në elitë pas një periudhe të kaluar në Ligën e Parë.

Në këtë drejtim, ‘Pampurat’ kanë befasuar me dy përforcime. Fjala është për dy futbollistë nga Irani, Ali Hosseini dhe Ahmad Reza Zahmatkesh, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmi është konfirmuar nga menaxheri për Kosovë i Kompanisë, PPA wolrd sport management, Jetmir Berisha, i cili për transferimin e kësaj dyshe ka bashkëpunuar me menaxherin e huaj, Orefas Panagiotidis.

Hosseini 18-vjeçar luan si mbrojtës i majtë, kurse Zahmatkesh 19-vjeçar zotëron pozitën e qendërsulmuesit dhe është kapiten e ekipit kombëtar të Iranin të grupmoshës U-19.

Të dy futbollistët kanë filluar stërvitjet me Fushë Kosovën dhe do të debutojnë ndaj Ferizajt.