Asensio, lojtari më i mirë i ri

Sport September 22, 2017 - 14:02

Revista prestigjioze franceze “L’Equipe” ka përpiluar një listë prej 50 futbollistëve më të mirë që kanë lindur pas 1 janarit të vitit 1996, transmeton zeri.info

Futbollisti i Real Madridit, Marcos Asensio është zgjedhur lojtari më i mirë i ri në botë sipas kësaj reviste.

Kurse në top tre futbollistët më të mirë kanë hyrë edhe mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli dhe sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe.

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Ousmane Dembele gjendet në vendin e katërt në këtë listë.

Asensio e ka filluar mjaft mirë edicionin e ri me gjigandin madrilen, duke shënuar 4 gola në 8 takime dhe madje ka fituar edhe ftesën e përfaqësueses së Spanjës dhe shihet si një lojtar që pritet të ftohet në Kampionatin Botëror 2018./Zëri