Handanovic afër rinovimit

Sport September 22, 2017 - 13:09

Portieri i Interit, Samir Handanvoic pritet që të nënshkruajë një kontratë të re, transmeton zeri.info

Reprezentuesi slloven thuhet se do të nënshkruajë një kontratë të re 4-vjeçare dhe pritet të ketë një pagë prej 3 milionë eurosh në vit.

Vetëm disa detaje të vogla kanë mbetur para se kontrata të finalizohet dhe të bëhet njoftimi zyrtar, raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Nëse Handanovic qëndron te Interi deri në fundin e kontratës së tij, ai do të bëhej portieri i katërt më jetëgjatë në historinë e klubit italian.

33-vjeçari është pjesë e Interit që prej vitit 2012 kur u transferua nga Udinese.

Handanovic ka kaluar pothuajse tërë karrierën e tij në Itali. Përveç Interit dhe Udineses, slloveni ka luajtur edhe për Trevison, Lazion dhe Riminin./Zëri