Sporti i Prishtinës në krizë, klubet gjejnë strehim në Obiliq!

Sport September 22, 2017 - 12:55

Sikurse FC Prishtina që kishte gjetur strehim në Obiliq, në mungesë të fushave të futbollit në kryeqytet, e njëjta Komunë i ka ofruar strehim edhe klubit të hendbollit Prishtina, raporton "Zëri.info".

Derisa kryeqyteti është në kaos infrastrukturor, bardhekaltrit po e shfrytëzojnë palestrën e një Komune tjetër. “Në fakt do të duhej të ishte Prishtina ajo që do të duhej të ndihmonte qytetet më të vogla në këtë drejtim. Për keqardhje!”, thuhet në njoftimin e KH Prishtinës. /Zëri/

Image