Mirel Josa komenton Gjilanin dhe skuadrat tjera të Vala Superligës

Sport September 22, 2017 - 12:38

Trajneri nga Shqipëria, Mirel Josa, të shtunën do të debutojë në futbollin kosovar.

Ai mori drejtimin e Prishtinës para tri ditësh, edhe pse paraprakisht ishte emëruar drejtor sportiv.
“Ka pasur një projekt përpara që të zhvilloheshin ngjarjet në këtë formë. E prita me kënaqësi sepse do te kthehem prap në terren”, tha Josa për Klan Kosovën, raporton GazetaOlle.com”.

Ai e ka analizuar mirë edhe Gjilanin, me të cilët përballet të shtunën.
“Gjilanin e kam parë në dy tre ndeshje dhe mendoj se ka një skuadër që ka bërë mirë gjatë gjithë periudhës së deritashme. Ndeshje e vështirë. Diferencime ndërmjet ndeshjeve nuk bëhen, pasi dallimi mes skuadrave është i vogël”, shtoi ai.

Gjilani – Prishtina, luhet të shtunën.