Guardiola vlerëson Touren

Sport September 22, 2017 - 11:44

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure bëri paraqitjen e tij të 300-të për klubin në ndeshjen e së mërkurës ndaj West Bromwichit dhe trajneri Pep Guardiola thotë se afrikani ende mbetet i rëndësishëm për skuadrën, pavarësisht se nuk është duke luajtur edhe aq shumë, transmeton zeri.info

Kjo ishte ndeshja e parë e mesfushorit këtë edicion, i cili kishte nënshkruar një kontratë të re një-vjeçare në muajin qershor.

“Ne do ta përdorim. Kemi nevojë për të dhe sigurisht që nuk është e lehtë për lojtarët të cilët nuk kanë luajtur në ndeshjet e kaluara. Por, ai tregoi personalitetin e tij sepse nuk është e lehtë për të që të luaj në këso lloj ndeshjesh ndaj West Bromit, por ai bëri një punë të mirë dhe për këtë arsye jam i lumtur që është kthyer”, tha ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut./Zëri