Skandal: Presidenti i Sionit rrah ish-trajnerin në fushë (VIDEO)

Sport September 22, 2017 - 11:29

Christian Constantin, presidenti i skuadrës zvicerane, Sion, ka bërë një gjest të turpshëm Rolf Fringer, ish-trajneri i disa skuadrave zvicerane, i cili tani është analist në Teleclub, është rrahur nga presidenti i Sionit, Christian...

Christian Constantin, presidenti i skuadrës zvicerane, Sion, ka bërë një gjest të turpshëm.

Rolf Fringer, ish-trajneri i disa skuadrave zvicerane, i cili tani është analist në Teleclub, është rrahur nga presidenti i Sionit, Christian Constantin.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Luganos dhe Sionit, e cila përfundoi me fitoren e kësaj të fundit (1:2), shkruan Blick, përcjell Express.

Fringer e ka kritikuar gjatë një emisioni menaxhimin e klubit të Sionit, dhe kjo nuk i ka pëlqyer presidentit, Christian Constantin,

 

Në Zvicër ka filluar gjyqi publik ndaj këtij personazhi shumë problematik, i cili e tepron herë pas here me sjelljet arrogante dhe tani duket se ka mbërritur kulmin.

“Fringes më ka sulmuar dhe kritikuar gjatë javës. Tani e zgjidha me të. Si? E kapa dhe i dhashë një shkelm në prapanicë. Tani ndjehem mirë”, ishin fjalët e presidentit të Sionit pas ngjarjes.